Aksidenti në Bullgari, tre nga të mbijetuarit do të rikthehen në Shkup

Tre të mbijetuar nga aksidenti tragjik në Struma të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 persona, pritet të largohen nga Spitali “Pirgov” për tu transferuar në Qendrën klinike të Shkupit, ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Kujtojmë se, dy pacientë të tjerë janë transferuar të shtunën dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, shkruajnë mediat maqedonase. 

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit, pasi autobusi ku po udhëtonin është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. Në mesin e viktimave të aksidentit kishte edhe fëmijë.

Mediat vendase shkruajnë se Bullgaria do të paguajë 13 milionë euro për familjarët e viktimave të aksidentit. Nëse kushtet e rrugës vërtetohen se janë shkaku i vdekjes së 45 personave, Bullgaria do të duhet të paguajë 125.000 euro dëmshpërblim për një viktimë të aksidentit në autostradën e Strumës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.