Aksidenti në Bullgari, prokuroria: Nuk ka pasur shpërthim, janë gjetur 44 trupa të djegur

 Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë, se 44 trupa të djegur janë gjetur në autobus, e jo 45 siç është raportuar deri tani.

Ai po ashtu ka bërë me dije, se ka pasur 8 që kanë shpëtuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.

Prokurori bullgar, Borislav Sarafov, në konferencën e parë për shtyp pas tragjedisë në Strumë tha se informacionet fillestare tregojnë se ndoshta ka qenë një gabim njerëzor që është shkaktuar nga shenjat e papërshtatshme në autostradë.

“Bankina në të cilën është përplasur autobusi, jo vetëm që është e panevojshme, por edhe e rrezikshme. Nuk ka pasur shpërthim, por ajo që kanë dëgjuar ata që kanë qenë aty pranë është përplasja, përplasja e fortë e autobusit në trotuarin në anën e djathtë, që thashë se nuk e ka vendin aty. Nuk ka pasur shpërthim,” – tha Sarafov.

Sarafov: Nuk ka asnjë dëshmitarë okularë të ngjarjes

Prokurori Sarafov theksoi se sheh shumë spekulime përfshi edhe atë me çështjen e dëshmitarëve okularë. Sipas tij nuk ka asnjë dëshmitar okular të ngjarjes.

Fillimisht janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit, të cilët ishin zgjuar në momentin e aksidentit. Të dy japin informacion objektiv, shqyrtohen individualisht dhe deklaratat e tyre përputhen, prandaj ne i konsiderojmë ato si jashtëzakonisht të sakta. Dy të tjerë që janë në spital sot do të merren në pyetje, tha Sarafov.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.