Aksidenti/ Makina përplas për vdekje 5-vjeçarin

Një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë pesë-vjeçar në rrugën “Shaban Polluzha”, në qytetin e Mitrovicës.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ‘Shaban Polluzha’, në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident rrugor me pasoja fatale.

Në këtë aksident u përfshinë një veturë dhe një biçiklist.

Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biçiklisti i moshës 5-vjeçare”, tha një zëdhënës policie për Gazetën “Express”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.