Abazoviç: Pas nacionalizmit në BP qëndron korrupsioni

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka përshëndetur iniciativën e një grupi të senatorëve amerikanë për të miratuar një ligj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të inkurajonte zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.

Abazoviç tha se prapa çdo nacionalizmi në Ballkan Perëndimor qëndron korrupsioni e po ashtu liderë politikë që duan ta mbajnë rajonin në “status-quo”.

“Gjithmonë e përsëris se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni dhe liderët politikë që qëllim e kanë ta mbajnë gjithë rajonin në ‘status-quo’.

Prandaj, jam i kënaqur që partnerja jonë kryesore e politikës së jashtme, SHBA, e ka pranuar këtë fakt dhe ka nisur fuqishëm procesin e aktivizimit të mekanizmave që do të kontribuojnë në shtypjen e efekteve të dëmshme të strukturave të tilla në periudhën e ardhshme.

Algoritmi është i thjeshtë, nëse e mposhtim korrupsionin, do të eliminojmë financuesit dhe ‘helmuesit’ e skenës publike, që inkurajojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin”, tha Abazoviç për “Vijesti”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.