45% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me të dyja dozat

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3.250 doza vaksine, nga të cilat 884 u aplikuan si doza e parë, 2.257 u rivaksinuan dhe 109 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës.

“Deri më 16 tetor, gjithsej 799.012 qytetarë janë vaksinuar, 760.317 janë rivaksinuar, ndërsa 1,148 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, dhe 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45% të qytetarëve mbi 18 vjeç”, thuhet në njoftim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.