30-vjeçari nga Shqipëria tenton të përdhunojë të miturën në Prizren

Mediat kosovare bëjnë me dije se një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të abuzojë sekusalisht me një vajzë të mitur në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor të këtij viti, por së fundmi Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të riut shqiptar. E mitura po kthehej nga shkolla, ndërsa ai e ka kapur papritur për krahu dhe i ka thënë të mos bërtasë, pasi nuk do t’i bënte asgjë.

30-vjeçari kishte shkuar të qëndronte përkohësisht në Prizren.

Njoftimi i policisë:

Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryejë aktin seksual duke e kapur për krahu të miturën, e ndalon dhe i drejtohet me fjalët “ndalu se nuk të bëj asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën. Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një “viktimë” femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë.

Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi.

I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke iu ngritur kallëzim penal. Në lidhje me rastin u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoi aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.