NJË LEKSION NGA KOSOVA

Nga Fatbardh KADILLI

Kosova tregoi se demokracia nuk është paftësi e shqiptarëve, por e elitës së korruptuar politike.

Kosova, tregoi si votohet lirë dhe ndershëm, dhe mbi të gjitha tregoi si humben zgjedhjet me nder dhe dinjitet.

Kosova është në brezin e tretë dhe të katër të udhëheqësve partiakë, duke i qarkullaur të gjithë në më pak se dy dekada.

Ne jemi ende tek i pari apo maksimumi i pari e gjysëm.

Sali Berisha ka që në dhjetor 1990 që nuk ikën dhe kërkohn të bëhet prapë kryetar e kryeministër. Lulzim Basha ka që në vitin 2015 që nuk i zbret “Benz”-it dhe nuk e lëshon vulën. Ka për të humbur pa ndërprerje dhe prapë nuk do e lëshojë deri sa të bëhet sa Berisha në moshë.

Edi Rama ka që në vitin 1999 dhe duket se do rrijë deri më 2999.

Ne duhet të përzëmë shpesh e shpejt udhëheqësit, sidomos ata që humbasin, nëse duam një të ardhme me dinjitet dhe mundësi në Shqipëri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.