Konkurrenca/ Komisioni Evropian nis hetimin ndaj Facebook”

Komisioni Evropian ka hapur një hetim “antitrust” për të vlerësuar nëse “Facebook” ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të mbledhura veçanërisht nga reklamuesit, për të konkurruar me ta në tregjet ku “Facebook” është aktiv, siç janë reklamat e klasifikuara.

Hetimi do të hetojë, gjithashtu, nëse “Facebook” lidh shërbimin e tij të reklamave, “Marketplace”, me rrjetin social, duke shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së.

“Pas një hetimi paraprak, KE ka frikë se ‘Facebook’ do të shtrembërojë konkurrencën për shërbimin e reklamave në internet”, shkruan ekzekutivi i BE-së.

Në veçanti, ai mund të përdorë të dhëna të marra nga ofruesit konkurrues, që operojnë në platformën e saj, për të ndihmuar ‘Marketplace’ të mposhtë konkurrencën”, shtoi ai.

“Facebook” përdoret nga gati tre miliardë persona në baza mujore dhe nga gati shtatë milionë kompani që reklamojnë. Ai mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi aktivitetin e përdoruesit, duke e lejuar atë të drejtojë grupe specifike të klientëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.