Konferenca për shtyp BE-BP, ja arsyeja pse u anulua

Konferenca për shtyp e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, e planifikuar për në orën 11.30, u anulua, pasi samiti zgjati dy orë më shumë nga sa pritej.

Diskutimi mes liderëve ka qenë “i sinqertë”, raportojnë burime të BE-së, që do të thotë në gjuhën diplomatike se “janë thënë gjëra shumë të vështira”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, megjithatë pritej në para-samitin e PPE. 

Në vend të kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandr Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, duhet të japin një konferencë për shtyp pak më vonë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.