Xhaçka në Samitin e SEECP: Shqipëria, e përkushtuar për të forcuar lidhjet me fqinjët

Në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), mori pjesë edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Ajo shprehu vlerësimin ndaj kryesisë turke për punën e bërë në forcimin e bashkëpunimit në shëndetësi, kulturë, turizëm, siguri dhe infrastrukturën ndërajonale.

Xhaçka i uroi suksese Greqisë si kryesia e ardhshme.

Shqipëria, tha ajo, “mbetet e përkushtuar për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me fqinjët”.

Ministeriali u pasua po sot nga Samiti i SEECP, pas të cilit kryesimi i Procesit të Evropës Juglindore kalon nga Turqia tek Greqia për vitin 2021-2022.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.