WhatsApp në shënjestrën e BE: Ankesa mbi ndryshimet e privatësisë

Aplikacioni WhatsApp është përballur me një serë ankesash nga Organizata Europiane e Konsumatorit dhe të tjerë, mbi përditësimet e reja të politikave të privatësisë, që ka nxitur një kritika botërore dhe disa përdorues të zhvendosen në aplikacione rivale si Telegram.

WhatsApp në Janar prezantoi një politikë të privatësisë që lejon shpërndarjen e disa të dhënave me Facebook dhe firma të tjera. Aplikacioni bëri të ditur se këto ndryshime do lejojnë pëdoruesit të dërgojnë mesazhe me bizneset dhe nuk do të ndikojë bisedat personale.

Organizata Europiane e Konsumatorit kritikoi ndryshimet dhe ngriti ankesa tek komisioni Europian, duke thënë se WhatsApp ka bërë presion në mënyrë të padrejtë tek përdoruesit, për të pranuar politikat e reja. “Përmbajtja e këtyre lajmërimeve, koha dhe ndodhia tyre, shkaktojnë presione tek përdoruesi dhe cënojnë lirinë e zgjedhjes.

Për rrjedhojë, ato thyejnë Direktivën e BE mbi Praktikat e Padrejta Tregtare”- deklaruan grupet e konsumatorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.