Takimi i ministrave të BE, Roth flet për të ardhmen e Europës dhe rininë
Me fokus të ardhmen e Evropës dhe të të rinjve, nën kujdesin e Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së, do të zhvillohet të mërkurën një takim online me ministrat për çështjet evropiane. Lufta kundër pandemisë së shkaktuar COVID-19 është gjithashtu në rendin e ditës.
Takimi jozyrtar i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme supozohej të zhvillohej në qytetin Wiesbaden dhe në Manastirin Eberbach, rajoni i lindjes i ministrit gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth. Në vend të kësaj sidoqoftë, kolegët e tij të BE-së tani do të përjetojnë një turne të shkurtër virtual në takimin e tyre joformal.
Ministri i Shtetit, Roth, pritet që në takimin e nesërm të përqendrohet në të ardhmen e Evropës. Kjo është arsyeja pse, së bashku me Fondacionin “Schwarzkopf dhe Parlamentin Evropian të Rinisë, ai ka ftuar 27 ambasadorë të rinj evropianë nga 24 vende të ndryshme për të marrë pjesë në një diskutim. Pjesëmarrësit janë të gjithë nën 30 vjeç dhe do të paraqesin tezat e tyre në tema, si mbrojtja e mjedisit, energjia, politika e azilit dhe dixhitalizimi, që ata kanë përgatitur më parë.
Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë diskutim do të jetë Maros Sefcovic, nënkryetar i Komisionit Evropian përgjegjës për marrëdhëniet ndërinstitucionale, dhe Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Evropian përgjegjës për demokracinë dhe demografinë.
Pas valës së parë të infeksioneve Covid-19 në Evropë, tanimë është e qartë se vendet anëtare kanë mësuar shumë dhe kanë përmirësuar kontaktet dhe koordinimin ndërmjet tyre. Në të njëjtën kohë, sfida dhe nevoja për koordinim është ende e madhe. Gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e popullatës sa më shumë që të jetë e mundur dhe, njëkohësisht duke siguruar rimëkëmbjen e ekonomisë.
Ministri Roth dëshiron ta përdorë këtë takim si një mundësi për shkëmbime më të thella për bashkëpunimin mbi masat për të luftuar Covid-19.
Ministrat për çështjet evropiane takohen rregullisht një herë në gjashtë muaj, për të diskutuar çështje aktuale urgjente dhe tema të tjera të rëndësishme.
Sorry, the comment form is closed at this time.