Rritja e çmimit të energjisë, KE tregon 4 masat e ndërmarra

Evropa po përballet me rritje të çmimeve të energjisë.

Rritja është nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës globale për energji, veçanërisht gazit. Në kuadër të kësaj situate ka reaguar dhe Komisioni Evropian.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komisioni Evropian ka paraqitur masat për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset, në mënyrë që të trajtojnë nevojën e menjëhershme të uljes së kostove të energjisë.

Masat e ndërmarra janë:

1. Mbështetje emergjente për të ardhurat

2. Ulje të taksave

3. Ndihmë për familjet, bizneset

4. Bashkëpunim i zgjeruar, monitorim i nivelit të kostove të energjisë në vendet e BE-së.

“Por le të jemi të qartë: situata aktuale është për shkak të varësisë së tepërt nga karburantet fosile. Ndërsa çmimet e gazit janë rritur, çmimet e energjisë së rinovueshme janë të qëndrueshme. Tranzicioni i gjelbër po çon në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Evropës” shkruhet në njoftimin e Komisionit.

Postimi i plotë

BE po përballet me një rritje të çmimeve të energjisë. Rritja është nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës globale për energji, veçanërisht gazit. Ne paraqesim sot masat për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset, në mënyrë që të trajtojnë nevojat e menjëhershme të uljes së kostove të energjisë.

Masat në ‘kutinë tonë të veglave’ përfshijnë: Mbështetje emergjente për të ardhurat Ulje të taksave, ndihmë për familjet, bizneset Bashkëpunim i zgjeruar, monitorim i nivelit të kostove të energjisë në vendet e BE -së Por le të jemi të qartë: situata aktuale është për shkak të varësisë së tepërt nga karburantet fosile.

Ndërsa çmimet e gazit janë rritur, çmimet e energjisë së rinovueshme janë të qëndrueshme. Tranzicioni i gjelbër po çon në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Evropës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.