Projekti “EU for Innovation”/ BE, mbështetje për 254 start up-e shqiptare

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, së bashku me ambasadoren suedeze Elsa Håstad dhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf, u takuan sot në ambientet e Coolab me 5 startup-e inovative shqiptare të mbështetura nga projekti i financuar nga BE, “EU for Innovation”.

Që nga fillimi i tij, projekti ka mbështetur 254 startup-e shqiptare.

“Sot kam parë shembullin konkret se inovacioni ndodh atje ku ju vendosni qytetarët në qendër të ekosistemit. Për shkak të suksesit të madh të EU for Innovation, mbështetja e BE-së për inovacionin në Shqipëri do të vazhdojë në vitet e ardhshme”, u shpreh ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

“Frymëzues të takoja sot pesë nga startup-et shqiptare më premtuese të mbështetura nga projekti “EU 4 Innovation”. Bashkimi Europian, Gjermania dhe Suedia, duan të forcojnë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri dhe të shohim një numër të konsiderueshëm startup-esh shqiptare të drejtuara nga të rinj të talentuar shqiptar”, tha ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.