Mblidhet online në Tiranë Këshilli Ministror i OSBE-së, zbardhet agjenda
Shqipëria kryesoi në 2020 OSBE-në dhe këshilli ministror i saj do të mbahet në Tiranë këtë dhjetor.
I konsideruar si eventi më i rëndësishëm i vitit për vetë OSBE dhe Shqipërinë si Kryesuese e radhës, ministerali do të mbahet online duke pasur parasysh dhe situatën e krijuar nga COVID-19.
Në këtë ministeral pritet të zgjidhen dhe drejtuesit e institucioneve të OSBE, përfshi dhe Sekretarin e Ri të Përgjithshëm, Drejtori i ODIHR, Përfaqësuesi për Lirinë e Medias dhe Përfaqësuesi i Lartë për Minoritetet.
Gjatë ministerialit kryeministri Rama në rolin e tij të kryetarit të radhës do të bëjë dhe një ekspoze të arritjeve të kryesisë shqiptare, e cila nuk ishte aspak e lehtë duke pasur parasysh pandeminë dhe çështje të tjera që rajoni i OSBE përjetoi gjatë këtij viti.
Aktiviteti do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor. Këshilli Ministror është organi qendror i vendimmarrjes dhe organi drejtues i OSBE-së. Takimi, i mbajtur çdo vit, u siguron Ministrave të Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së një mundësi për të rishikuar dhe vlerësuar aktivitetet e Organizatës dhe për të forcuar dialogun mbi çështjet e sigurisë në zonën e OSBE-së.
Më poshtë dhe agjenda:
E enjte, 3 dhjetor 2020
10:00 – 13:00 Seanca e hapjes
Hapja dhe miratimi zyrtar i rendit të ditës;
Fjala nga Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së;
Fjala nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së;
Raport nga Sekretariati i OSBE-së;
Seanca e parë plenare;
Deklaratat e shefave të delegacioneve.
15:00 – 18:00, seanca e dytë plenare
Deklaratat e shefave të delegacioneve
E premte, 4 dhjetor 2020
10:00 – 13:00 Seanca e tretë plenare
Deklaratat e shefave të delegacioneve;
Miratimi i dokumenteve dhe vendimeve të Këshillit Ministror (seancë e mbyllur);
Deklaratat përmbyllëse të delegacioneve;
Seanca mbyllëse.
Mbyllja zyrtare (deklaratat nga Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Kryesisë);
13:30, konferencë për shtyp
Për informacione të përditësuara, aktiviteti mund të ndiqet edhe në Twitter, në @OSCE, @AlMissionVienna dhe # OSCEMC20.
Sorry, the comment form is closed at this time.