Madl: Njohja e Kosovës nga Izraeli, sinjal për shtetet e BE-së

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, thotë se për të, njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe.

Mandl, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, ka thënë se kjo njohje është një mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua, meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandl.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli zyrtarisht vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.