KE: BE do të furnizohet me 350 milionë doza vaksinë brenda vitit 2021

Komisioni Europian ka njoftuar se BE ka siguruar edhe 350 milion doza të tjera të vaksinës kundër Covid-19 për t’u shpërndarë brenda 2021. Blerjet e dozave të reja nënkuptojnë se 430 milion evropianë mund të vaksinohen brenda këtij viti.

Kompania Pfizer/Biontech do t’i sigurojë 27 vendeve të Bllokut 200 milion doza vaksinash dhe mbetet si mundësi e hapur edhe furnizimi me 100 milion doza të tjera.

Ndërsa kompania Moderna do ta rrisë furnizimin me 300 milion doza shtesë, gjysma e të cilave do të shpërndahen këtë vit, ndërsa gjysma tjetër vitin e ardhshëm. Siç ishte paralajmëruar më herët, 75 milion nga 200 milion dozat e Pfizer do t’u dorëzuar vendeve anëtare të BE në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa pjesa tjetër pas korrikut.

Në total, Pfizer pritet të shpërndajë rreth 500 milion doza, ndërsa Moderna 360 milion doza vaksine brenda vitit 2021.

Komisioni Evropian, që negocioi blerjen e dozave të vaksinave, u kritikua rëndë muajin e kaluar për ritmet e ngadalta të fushatës së vaksinimit, te cilat u vonuan edhe për shkak te furnizimeve te pakta nga Pfizer / BioNtech dhe AstraZeneca.

Kompanitë farmaceutike thanë se vonesat ishin të nevojshme për të rregulluar aftësitë prodhuese. Pfizer njoftoi në fillim të këtij muaji se modifikimi i proceseve të prodhimit në fabrikën e saj në Belgjikë kishte përfunduar dhe se ka marrë licensën për prodhim edhe një fabrikë tjetër në Gjermani.

Në Bashkimin Evropiane deri tani vetëm 22.5 milion qytetare kanë marrë një dozë të vaksinës, krahasuar me 16 milion që janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.