Integrimi europian/ Zaev: BE duhet ta respektojë fjalën e dhënë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në takim me Ambasadoren kroate në vend Nives Tiganj, ka bërë me dije se vendi i tij i ka përmbushur të gjithë kushtet dhe se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën për negociatat.

“Maqedonia e Veriut ka bërë reformat e nevojshme. Është gjithashtu një shembull i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme në një vend, i cili është gjithashtu vlerë evropiane.

Vendi ynë vazhdon me politikat konstruktive të dialogut në vend dhe ndërkombëtarisht dhe presim që ato të japin rezultate për një hap përpara në integrim”, ka thënë Zaev.

Sipas Qeverisë, të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se është e dobishme për të gjithë Bashkimin Evropian të përfundojë me Ballkanin Perëndimor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.