Falas dhe e disponueshme/ KE i hap dritën jeshile certifikatës Covid-19

Komisioni Evropian i ka dhënë dritë jeshile certifikatës digjitale Covid-19. 

Mediat e huaja raportojnë se deri tani më shumë se një milion evropianë kanë marrë certifikatën e re shëndetësore Covid të BE-së.

Komisioneri i BE-së Didier Reynders njoftoi shifrën në Parlamentin Evropian përpara një votimi për të vendosur dokumentin në ligj në kohë për sezonin e rëndësishëm të turizmit veror.

“Sa më shumë certifikata që mund të lëshojmë tashmë, aq më i lehtë do të jetë procesi gjatë verës përndryshe, ne rrezikojmë një shpërthim të madh në fillim të korrikut të cilin nuk mund ta përballojmë.

Certifikata digjitale për Covid-19 do të jetë falas dhe do të jetë e disponueshme për të gjithë evropianët”, tha Reynders.

Vendimi pritet të kalojë me një shumicë të madhe pas marrëveshjes midis eurodeputetëve dhe 27 vendeve anëtare të BE mbi detajet, me rezultatin e votimit të njohur herët të mërkurën.

Certifikata do të përdoret për udhëtimet brenda BE-së nga 1 korriku, duke shmangur nevojën për karantinë ose prova të mëtejshme për udhëtarët. Ajo mund të paraqitet ose në formë online, në një smartphone për shembull, ose të shtypet në letër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.