Evropa, “magnet” për azilkërkuesit. Ja sa kërkesa pati që nga fillimi i pandemisë

Bashkimi Evropian ka regjistruar kërkesat më të larta për azil që nga fillimi i pandemisë. 

Rreth 45.000 kërkesa u paraqitën në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër deri në korrik 2021.

Shifrat paraprake u njoftuan sot nga Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit.

Në qershor, rreth 40.600 persona aplikuan për status mbrojtjeje.

Agjencia me bazë në Maltë llogariti që aplikimet u rritën në veçanti nga Afganistani.

Një muaj para rënies së vendit nën talebanët radikalë islamikë dhe javët dramatike të evakuimeve, ato ishin rreth 7.300, ndërsa në qershor, 6.000 afganë aplikuan për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër.

Shumica e aplikimeve vazhdojnë të vijnë nga Siria (rreth 8500).

Nga rreth 45.000 azilkërkues, 2.200 ishin të mitur të pashoqëruar.

Aplikimet nga të miturit e pashoqëruar nuk janë regjistruar në numra të tillë që nga nëntori 2016.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.