Lajçak ka lajme të reja për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po bën gati një vit që nga emërimi i tij në këtë pozitë.
Për të arriturat e tij, ai ka folur me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e BE-së.
Lajçak, me anë të një postimi në “Twitter”, ka treguar planet për javët dhe muajt në vazhdim në lidhje me këtë proces. Ai ka shtuar se e ka mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.
“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë Lajçak.
Today I briefed the 🇪🇺 Ambassadors (PSC) and delegates (COWEB) about my first year on the job and explained my plans for the upcoming weeks and months. I’m very encouraged by the strong support from all EU Member States. pic.twitter.com/Kw2J8FMHeS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 4, 2021
Sorry, the comment form is closed at this time.