ECDC bën paralajmërimin e radhës: Varianti Delta do të “pushtojë” Europën

Varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja Covid në Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, tha Agjencia Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas ECDC, “70% e infeksioneve të reja SARS-CoV-2 parashikohet të vijnë për shkak të këtij varianti deri në fillim të gushtit dhe 90% të infeksioneve deri në fund të gushtit, shkruan the Economist Times.

”Varianti do të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht midis individëve më të rinj që nuk janë vaksinuar,” tha Andrea Ammon, drejtori i (ECDC) në një deklaratë.

ECDC vlerëson që varianti Delta (B.1.617.2), është 40 deri 60 përqind më ngjitës sesa varianti Alpha (B.1.1.7), i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe, i cili aktualisht është varianti mbizotërues i koronavirusit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.