COVID-19, BE: Rreth 90 mln të rritur janë vaksinuar me të dyja dozat

Të paktën 90 milionë qytetarë evropianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinand.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ajo e cilëson këtë hap si “përparim të qëndrueshëm”.

“Përparim i qëndrueshëm! Deri më tani, 90 milion të rritur në BE janë vaksinuar plotësisht, ose rreth një e katërta e popullsisë së rritur të BE”, shkruan Spinand.

Sipas grafikut të postuar nga Spinand, deri më 7 qershor, 328.6 milionë doza të vaksinave të llojeve të ndryshme janë në dispozicion të BE, ndërsa deri më tani,

janë shpërndarë plot 270 milionë doza.

Një lajm i mirë ditët e fundit është fakti që disa vende kanë dhënë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve dhe

adoleshentëve, ato janë: Franca, Hungaria, Gjermania, Zvicra, San Marino, Lituania, Italia, Austria, Polonia.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.