Borrell: Koha që Kosovë-Serbi të angazhohen në vijimin e dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin për targa.

Në një status në Twitter, Borrell ka thënë se të dyja vendet duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë përparim të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve.

“Mirëpres marrëveshjen e arritur në mes të kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak, për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe Serbia, tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog që të bëjnë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan Borrell.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.