Borell: Kosova dhe Serbia duhet të mbyllin kapitullin e së kaluarës

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Josef Borrell është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një dakordësi mes tyre dhe të mbyllim kapitullin e të kaluarës.

“Kosova dhe Serbia duhet që përfundimisht të mbyllin kapitullin e së kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse.E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara. E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Borell.

Këtë të hënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.