BE: Të bëhet e detyrueshme vaksina anti-Covid

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen deklaron se është momenti të nisin diskutimet për të bërë të detyrueshme vaksinën anti-Covid në Union.

Sipas saj, shqetësimi është shtuar për shkak të variantit të ri Omicron dhe duke iu referuar shkencëtarëve është ende shumë herët për të njohur mjaftueshëm mbi këtë mutacion. Ajo theksoi se duhen marrë masa për vaksinim masiv të zgjeruar për të qenë të përgatitur.

Presidentja e Komisionit Evropian bën të ditur se dozat “Pfizer” për vaksinimin e fëmijëve do të jenë gati në 13 dhjetor.

Sipas saj fushata, e vaksinimit është thelbësore në këtë moment. Në konferencë për shtyp nga Brukseli, ajo deklaroi se deri tani janë një miliardë doza vaksinash në BE, ndërkohë që priten 360 milionë doza të tjera nga “Pfizer” dhe “Moderna” që do dorëzohen brenda tremujorit të parë të 2022.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.