BE: Mirëpresim angazhimin e Biden për rifillimin e marrëdhënieve historike

Për sa i përket samitit BE-SHBA ne mirëpresim angazhimin e presidentit Joe Biden për të rifilluar marrëdhëniet historike, ku samiti do të jetë një mundësi për të demonstruar se duam të trajtojmë së bashku sfidat, deklaroi nënkryetari i komisionit Europian, Valdis Dombrovskis në Parlamentin Europian në debatin mbi përgatitjen e samitit të G7-s dhe samitit BE-SHBA.

“Ne duam të zgjidhim mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis BE dhe SHBA. Të zgjidhim mosmarrëveshjet mbi linjat ajrore dhe gjithashtu çështjet mbi aluminin dhe çelikun”, shtoi ai.

“Le të kalojmë nga fjalët në vepra”, theksoi Dombrovskis. Në lidhje me Kinën, BE dhe SHBA synojnë “konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë brenda kornizës së qasjeve të tyre përkatëse, të cilat përfshijnë elementë të bashkëpunimit, konkurrencës dhe rivalitetit sistematik”, sipas draftit të fundit të deklaratës së samitit BE-SHBA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.