Shqipëria, jashtë listës së sigurt/ Ç’do të thotë vendimi i KE?

Komisioni Evropian ka përditësuar edhe njëherë listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar gjatë situatës pandemike, në të cilën Shqipëria qëndron jashtë saj.

Gjatë vëzhgimit të situatës në shumë shtete dhe rritjes së rasteve këtë të enjte është dhënë informacioni me listën e plotë ku përveç Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta është hequr dhe Armenia, Azerbajxhani, Japonia, Serbia. Ndërkohë që Uruguai i është bashkuar listës jeshile.

Ky vendim do të thotë që Shtetet Anëtare të BE këshillohen të rivendosin kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga këto vende.

Kufizimet përfshijnë gjithashtu dhe testimin e dyfishtë, karantinën, madje edhe ndalimin e hyrjes për të pavaksinuarit.

Siç është paracaktuar, BE do të japë një përditësim çdo dy javë të situatës dhe listës me vendet që përbëjnë rrezik ose jo në infektimin me Covid-19 dhe variantet e saj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.