BE mohon dokumentin e dialogut Kosovë-Serbi

Edhe Brukseli e ka mohuar ekzistencën e dokumentit non-paper, që u quajt si kornizë e re për dialogun, dhe u publikua në median online “Albanian Post”.

Zëdhënësi për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë të BE-së, Peter Stano, tha se dokumenti i publikuar nuk është i vërtetë.

“Zakonisht, ne nuk komentojmë dokumente që publikohen në media të supozuara si të BE-së. Nuk e komentojmë as autenticitetin dhe as përmbajtjen, por në këtë rast, ajo që është publikuar nuk është e vërtetë. Kurrë s’e kemi parë një dokument të tillë më herët dhe nuk ka rrjedhur nga ekipi i BE-së për dialogun”, tha ai për “Prishtina Insight”.

Vërtetësia e këtij dokumenti është kundërshtuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Në një konferencë për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dokumenti i publikuar nuk ka autorësi dhe ai refuzoi të flasë më shumë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.