Bashkimi Europian i jep statusin e vendit kandidat Bosnjës

Vendet e BE ranë dakord të martën t’i japin Bosnjës “statusin e kandidatit” për t’u bashkuar me bllokun, duke hapur një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit për vendin ballkanik.

Takimi i ministrave të çështjeve evropiane në Bruksel i dha dritën jeshile vendimit, pasi krahu ekzekutiv i bllokut në tetor rekomandoi që ata të nisnin procesin e anëtarësimit.

Hapi pritet të nënshkruhet zyrtarisht nga krerët e BE-së në një samit në Bruksel të enjten.

Projekt-dokumenti që Këshilli Evropian do të diskutojë gjithashtu i bën thirrje Bosnjës të “forcojë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, menaxhimin e migracionit dhe të drejtat themelore”.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli nënvizon urgjencën që vendi të ecë përpara në rrugën e tij drejt BE-së, veçanërisht nëpërmjet përmbushjes së të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të pranimit në BE të identifikuara në Opinionin e Komisionit për aplikimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimi nBE, siç është miratuar nga Këshilli në vitin 2019. Këshilli gjithashtu u bën thirrje të gjithë liderëve politikë në Bosnje dhe Hercegovinë që të zbatojnë me shpejtësi angazhimet e përcaktuara në marrëveshjen e arritur më 12 qershor 2022 dhe të finalizojnë urgjentisht reformën kushtetuese dhe zgjedhore në përputhje me prioritetet kryesore ”,thuhet në të.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.