“AstraZeneca”, jo efektive ndaj versionit afrikano-jugor të Covid-19. OBSH mblidhet sot në Gjenevë
Një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar rreth vaksinës së prodhuar nga ‘AstraZeneca”.
Mbledhja vjen, ndërsa përdorimi i kësaj vaksine është pezulluar në Afrikën e Jugut, pas të dhënave që doza mund të mos jetë efektive ndaj mutacionit të koronavirusit.
Një test klinik tregoi se vaksina ofron vetëm mbrojtje “minimale” kundër Covid-19, të butë deri të moderuar, të shkaktuar nga varianti i parë i zbuluar në Afrikën e Jugut, një hap ky pas në luftën globale kundër pandemisë, pasi shumë vende të varfëra po mbështeten në avantazhet logjistike të ofruara nga vaksina “AstraZeneca” (nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta).
“Është e përkohshme që duhet ta pezullojmë përdorimin e vaksinës së ‘AstraZeneca’ derisa t’i kuptojmë këto çështje”, u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize
1.5 milionë vaksinat e marra nga “AstraZeneca”, që skadojnë në prill, do të mbahen derisa shkencëtarët të japin shpjegime të qarta mbi përdorimin e tyre, – shtoi ai.
Një zëdhënës i kompanisë tha se studiuesit tashmë po punonin për të “përditësuar” vaksinën që të trajtojë edhe variantin e Afrikës së Jugut, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën.
Paneli i OBSH-së do të mblidhet në Gjenevë për të shqyrtuar vaksinën, e cila është një përbërës kryesor i fillimit të vaksinimit global përmes Covax që mbulon rreth 145 vende.
Sorry, the comment form is closed at this time.