Ambasadorja e Kosovës reagon ndaj BE-së: Hipokrizia ka emër
Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe paralajmërimit që Kosova të hapë ambasadën në Jerusalem.
Peter Stano nga Bashkimi Evropian deklaroi se qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv. “Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv. Të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”.
Pas këtij qëndrimi të Bashkimit Evropian ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Ajo tha se, hipokrizia ka emër dhe se Kosova nuk ka ambasadë as pranë Bashkimit Evropian.
“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratislavë, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Kosova nuk ka ambasadë as pranë BE. Brukseli, para se të na japë leksione për ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE ‘neutrale’ ndaj statusit të Kosovës? Për viza nuk po flas fare më mirë”, ka thënë ajo.
Sorry, the comment form is closed at this time.