Abdixhiku: LDK, kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se e konsiderojnë të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai ka deklaraur se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë të qarta sa i përket kësaj çështje dhe thekson se LDK-ja pret dhe mbështet respektimin e normave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni.”, ka shkruar Abdixhiku.

Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja po kërkojnë që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë./express/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.