ʺBE për Shkollat”, 19 objekte arsimore të përfunduara deri tani

Programi i financuar nga BE & zbatuar nga UNDP po rindërton dhe riparon 63 objekte arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues

Përmes një publikimi në rrjete sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, njofton se deri më tani falë Programit ʺEU4Schools” (ʺBE për Shkollatʺ) kanë përfunduar 19 objekte arsimore me përfitues direkt 7.500 nxënës e mësues:

ʺViti që po lëmë pas ka qenë një vit fantastik për Programin “EU4Schools”! Deri më tani, 19 objekte arsimore kanë përfunduar, ku përfitues direkt janë rreth 7.500 nxënës e mësues, të cilët këtë vit shkollor po zhvillojnë procesin mësimor në ambiente më të sigurta dhe tërësisht moderne si asnjëherë më parë!ʺ, shkruhet në publikim.

Ndër të tjera, UNDP në Shqipëri nënvizon se investimi në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen, duke cilësuar gjithashtu se:

ʺStandardet bashkohore që ʺEU4Schoolsʺ ofron bazuar në parimet themelore ʺRindërtojmë Së Bashkuʺ dhe ʺRindërtojmë Më Mirëʺ, po iu garantojnë nxënësve mësimnxënie më cilësore dhe po i përgatisin ata pikërisht si bashkëmoshatarët e tyre në shtetet e Bashkimit Evropianʺ.

PNUD në Shqipëri po zbaton Programin “EU4Schools”, financuar nga BE me një vlerë prej 75 milion Euro për rindërtimin/riparimin e 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit, 2019, falë të cilit përfitojnë drejtpërdrejtë rreth 24.000 fëmijë, nxënës e mësues.

Përgjatë 30 viteve prezencë në Shqipëri, PNUD ka zbatuar mbi 1000 projekte me përfitues institucionet dhe mijëra qytetarë shqiptarë në një sërë prioritetesh si: reduktimi i nivelit të varfërisë, forcimi i sundimit të ligjit, fuqizimi i grave e vajzave dhe lufta kundër dhunës në familje, fuqizimi i sigurisë njerëzore, krijimi i vendeve të punës dhe mbrojtja e mjedisit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.