Horoskopi ditor, 20 dhjetor 2020/ Mësoni ç’thonë yjet për dashurinë
Dashi
21 mars – 19 prill
Kini kujdes në ditët në vijim në lidhje me shëndetin tuaj, sepse ndiheni të lodhur. Në dashuri, megjithatë, çiftet në krizë duhet të tregojnë kujdes, por nga e diela yjet do të kthehen në favorin tuaj.
Demi
20 prill – 20 maj
Do ta keni mendjen të zënë me punë, por mos harroni Krishtlindjen. Në dashuri do të jetë një ditë me fat por, nëse keni ndonjë problem si çift, mos i shtyni diskutimet.
Binjakët
21 maj – 20 qershor
Afrojeni të dashurin tuaj, ndërsa takimet rastësore favorizohen. Disa janë duke harxhuar para, por në fund të fundit të gjithë kanë pasur disa shpenzime.
Gaforrja
21 qershor – 22 korrik
Kjo e diel mund të jetë shumë e lodhshme sa i përket humorit. Do të keni probleme dhe diskutime edhe në punë, ndërsa në dashuri lerini gjërat të rrëshqasin mbi ju.
Luani
23 korrik – 22 gusht
Keni yje të rëndësishëm përveç në dashuri, ku ka ende dyshime. Beqarët janë në një periudhë tranzicioni jo të mirë. Sidoqoftë, takimet e rastit preferohen dhe madje fundjava premton surpriza.
Virgjëresha
23 gusht – 22 shtator
Hëna ndihmon në një rikuperim të mirë psikofizik. Është një ditë e mirë, por në përgjithësi ky funddhjetor është i favorshëm për të gjithë ata që kanë përjetuar një situatë të këndshme.
Peshorja
23 shtator – 22 tetor
Hëna ka hyrë pozitivisht në shenjën tuaj. Në punë mbani larg njerëzit që nuk e meritojnë, ndërsa të dashuruarit kohët e fundit do kalojnë një ditë perfekte.
Akrepi
23 tetor – 21 nëntor
Nëse jeni beqar, rrini me njerëz, shkoni në palestër. Venusi ka një aspekt që nuk është i lehtë për t’u menaxhuar dhe, për këtë, arsye rrezikoni të vini në provë ata që janë përreth jush.
Shigjetari
22 nëntor – 21 dhjetor
Jupiteri ka ndryshuar shenjë, por muajt e fundit duhet të kishte sjellë një lajm të mirë ose ndryshime të papritura. Fundjavë e dobishme për dashurinë.
Bricjapi
22 dhjetor – 19 janar
Jeni nervoz, por e diela do të jetë më mirë. Në dashuri, mosmarrëveshjet mund të lindin: mos merrni vendime të nxituara. Dëgjoni në vend që të veproni duhet të jetë motoja juaj këto ditë.
Ujori
20 janar – 18 shkurt
Sa më shpejt të jetë e mundur, përpiquni të merreni me të gjitha situatat që nuk janë të drejta. Në funksion të vitit 2021 mund të ketë një kthesë të madhe.
Peshqit
19 shkurt – 20 mars
Ditë interesante për ata që dashurohen ose kërkojnë lajme. Për çiftet që e duan vërtet njëri-tjetrin, do të ketë një zgjedhje të rëndësishme për të bërë.
Sorry, the comment form is closed at this time.