Pas skualifikimit nga KED, rikthehet në garë për Kushtetuesen (EMRI)
Zhaklina Peto rikthehet në garë për Gjykatën Kushtetuese, pasi KED e skualifikoi pasi nuk plotësonte disa kritere.
Ka qenë Gjykata Administrative e Apelit ajo që e rikthen sërish përmes vendimit dhënë këtë të hënë për padinë e depozituar më 3 dhjetor.
Peto fiton për të dytën here të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mosplotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë.
Ky rikthim në garë i Petos komplikon më shumë procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Sorry, the comment form is closed at this time.