Vrasja e Artan Cukut, familjarët kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim

Familjarët e komisarit Artan Cuku, i cili u vra në 8 prill 2017, kanë paditur në Gjykatën Administrative, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Ekonomisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe drejtësi, pasi sipas tyre, urdhëruesi i krimit është ende pa vendim.

Seanca është caktuar të mbahet në Gjykatën Administrative, më 8 shkurt.

Sipas ekspertizës, shteti duhet t’u paguajë familjarëve 1 milionë euro.

Kryekomisari Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit 2017, në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, aty ku edhe banonte.

Porositësi i vrasjes së tij dyshohet të jetë Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi.

Ndërkaq, është arrestuar më herët edhe vrasësi i dyshuar, Mikel Shallari. Ai u ka treguar hetuesve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit, pasi është arrestuar në vitin 2012 nga Cuku, kohë kur mbante detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës. Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Gjithashtu, në pranga fillimisht ka rënë dhe Kristaq Leci, sepse është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Por si Leci dhe Jambelli janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke.

Procesi për ta po vijon në Gjykatën e Tiranës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.