U arratis? Ish-ministri në Kosovë flet pasi u dënua

Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliq, i dënuar për veprën penale të sulmit seksual u raportua se ka ikur jashtë vendit për t`i ikur vuajtjes së dënimit.

Por, Baliq tha se këto shkrime janë të pavërteta dhe se ai nuk gjendet në Bosnjë.

Numan Baliq tha se nuk ka ikur asnjëherë dhe se nuk gjendet në vendin fqinj, ashtu siç është raportuar dhe fajësoi qeveritë për përndjekje.

“Unë kurrë nuk kam ikur dhe nuk do të ikë dhe së shpejti do të vijë koha do të flas hapur. Jam objekt i persekutimit, unë njeriu që ka shumë merita për shqiptarët dhe Kosovën, por udhëheqësit kryesorë dhe qeveritarët e të gjitha qeverive deritanishme më kanë tradhtuar dhe më përndjekin vetëm për faktin që gjithmonë e kam folur të vërtetën që atyre nuk u pëlqen”, tha ai për Insajderin.

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq është dënuar me burgim për veprën penale abuzim seksual.

Baliq është dënuar më 12 gusht 2020. Ai u akuzua se duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës A.I., e nxiti ta prekë me qëllim seksual, pa pëlqimin e saj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.