Shorti në Presidencë, Ervin Pupe zgjidhet kryetari i ri i KED-së

Ervin Pupe, anëtar i Gjykatës së Lartë, është zgjedhur sot kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KES).

Nga shorti me gogla i hedhur sot në Presidencë, emri i Ervin Pupes ka dalë fitues, ndërkohë që nga Gjykata e Lartë emri i gjyqtarit Ilir Panda ka dalë i dyti dhe do të jetë anëtari zëvëndësues në KED.

Shorti me gogla ka nxjerrë dy emrat e anëtarëve, që do përfaqësojnë Gjykatën Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Emri i parë që doli nga shorti është ai i Marsida Xhaferllarit, ndërkohë që anëtarja tjetër është Elsa Toska. Si anëtare zëvendësuese nga shorti doli edhe emri i Fjona Papajorgjit, ndërkohë që ka mbetur jashtë këtij shorti, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Kështu, anëtarëtv e rinj të KED janë: Ervin Pupe, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Adnan Xholi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Gjon Fusha, Genti Xholi dhe Rilinda Selimi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.