Ngacmoi seksualisht të bijën, gjykata jep vendimin për Rudolf Merolli

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Rudolf Merolli, i denoncuar nga e bija për ngacmim seksual.

Sipas vendimit të gjykatës Merolli është dënuar me 5 vite burg po për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të qëndrojë në burg 3.4 vite.

Ndërkohë në lidhje me veprën penale që rëndon mbi të pandehurin, organi i akuzës kishte kërkuar 6 vite burg për të.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Korçë, ku 37 vjeçari u akuzua nga e bija se e ka ngacmuar seksualisht, pasi kishte konsumuar hashash, ndërsa më vonë dolën dhe video erotike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.