“Ndrangheta”/ SPAK kërkon listën e tenderëve që nga viti 2013
Pas nisjes së hetimeve, SPAK ka nisur mbledhjen e provave në lidhje me përgjimet e “Ndranghetas”.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dokumentacione nga Agjencia e Prokurorimit Publik, për hetimin e nisur, pas përgjimeve në Itali.
Sipas informacioneve, SPAK ka kërkuar listën e tenderëve që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot.
Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion edhe për tenderët që përmenden në përgjime.
Pak ditë më parë, SPAK vendosi të hapë hetimet, ndërsa kreu Arben Kraja vizitoi Romën për të marrë dosjen e plotë hetimore të Prokurorisë Antimafia.
Sorry, the comment form is closed at this time.