Koka, sot në gjykatë. Ç’ka zbuluar SPAK për ish-ministrin

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca do të zhvillohet në orën 11:15.

Koka u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK, pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Sipas SPAK, ministria nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit. Gjithashtu, SPAK ka konstatuar se, në rastin e këtij koncensioni është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, procedurë që ligji e përjashton.

Për këto shkelje, SPAK ka ngritur tre akuza ndaj ish-ministrit, me të cilat do të njihet zyrtarisht ditën e sotme.

Ndaj ish-ministrit dhe ish-deputetit Koka rëndojnë daj ish-funksionarit të lartë akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.