Infektohet kryesekretarja, mbyllet Gjykata e Lezhës
Pezullohet puna në Gjykatën e Lezhës, për shkak të situatës me koronavirusin.
Kryesekretarja e gjykatës ka rezultuar pozitive me Covid-19, dhe pas kontakteve të saj të shumta me personelin e këtij institucioni, është vendosur që të ndërpritet puna. Mësohet se nga ky efekt do të përjashtohen shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente.
Kujtojmë se disa gjykata në vend kanë pezulluar punën për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Sorry, the comment form is closed at this time.