Gjykata e Posaçme merr vendimin për Emiliano Shullazin, Luftar Reçin dhe Viktor Ymerin

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e marrë në mungesë, “arrest në burg” për Emiliano Shullazin, Luftar Reçin dhe Viktor Ymerin. Ndërkohë, masa “arrest në burg” është caktuar edhe për Indrit Rusin.

Personat akuzohen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu dhe biznesmenit Vajdin Lamaj, rreth 15 vite më parë.

Kanë qenë deklarimet e një të penduari, që kanë ndihmuar prokurorët të shkundin pluhurin e këtyre dosjeve dhe të shkonin tek emrat e autorëve të dyshuar.

Sipas SPAK, autorë të tyre janë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunati i tij, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi. Për ekzekutimin e biznesmenit Lamaj, SPAK pretendon se ata kanë bashkëpunuar edhe me Viktor Ymerin dhe Emiliano Shullazin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.