Dha dorëheqjen nga gjykimi i Berishës, nuk i pranohet kërkesa
Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Agron Zhukri për të dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i ndryshimeve statutore në Partinë Demokratike.
Zhukri kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pasi ishte njohur me çështjen, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga zv.kryetari i Gjykatës së Tiranës.
Tashmë Zhukri është i detyruar për të vazhduar me këtë dosje.
Njoftimi i Gjykatës
Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri.
Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates.
Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqesor.
Sorry, the comment form is closed at this time.