Zgjidhet Bordi i AASC në Arsimin e Lartë. Rama prezanton kryetaren e re

Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrin e kryetares së re të Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Bordi, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, do të drejtohet nga Shqiponja Telhaj.

Kjo e fundit, aktualisht është profesore e asociuar në “Sussex University” dhe gjatë karrierës së saj ka publikuar 32 artikuj e raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë.

Përveç kësaj, ajo ka kontribuar edhe si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë, kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë.

“Zgjidhet Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj.

Me një falenderim të përzemërt për të gjithë kandidatët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, jam i bindur se falë kësaj pjesëmarrjeje përtej çdo pritshmërie, do të kemi një superskuadër ndërkombëtare në mbikqyrje të cilësisë së universiteteve tona.

Shqiponja Telhaj, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në ‘Sussex University’ në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në ‘London School of Economics’. Ka doktoruar në ‘Staffordshire University’. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim”, shkruan Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.