Virozat e stinës rëndojnë situatën e pandemisë, specialistët e ISHP: Tregoni kujdes
Situata e koronavirusit në vend duket se po shkon drejt përkeqësimit. Specialistët e ISHP-së sqarojnë se trendi rritës i rasteve COVID pozitiv shoqëruar me virozat respiratore do të vështirësojnë gjendjen.
“Në këtë fazë kemi qarkullim të dendur të COVID në vend, kemi intensitet të lartë, kemi nivel risku të shtuar sa i takon rasteve pozitive, atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor dhe atyre me simptoma të lehta që trajtohen nga mjeku i familjes. Jemi në një intensitet të ulët të virozave respiratore, dhe për rrjedhojë bashkëjetesa me COVID e vështirëson situatën”, shprehen ekspertët e ISHP.
Raste pozitive me koronavirus identifikohen çdo ditë në të gjithë vendin, por specialistet thonë se disa qytete si Tirana, Korça, Shkodra, Durrësi, Fieri; janë kthyer në vatra të nxehta të infeksionit.
Moshat aktive vijojnë të jenë me neglizhente ndaj masave e për pasoje dhe infeksioni tek to është më i përhapur.
“Grupmosha mbi 50 vjeç 54-65 mbi janë grupmoshat që kanë incidencë më të lartë sa i përket rasteve pozitive por nuk duhet të neglizhojmë tek 20-25-35 që vjen direkt një shkallë më poshtë”.
Ekspertët kërkojnë të bëhet kujdes në prag të festave të fundvitit duke shmangur grumbullimet.
Shumica e infektimeve ndodhin brenda familjes apo në rrethin e ngushtë të miqve. Sipas statistikave 80% e vatrave janë familjare, ndërsa 20% janë në biznese apo administratën publike.
Sorry, the comment form is closed at this time.