Tre linja të reja ndërkombëtare, Xhafaj: Synojmë ringritjen e hekurudhave

Në mandatin e tretë qeverisës do të investohet edhe në hekurudha. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj njoftoi se 3 linja të reja hekurudhore priten të ndërtohen për t’u lidhur me vende të Bashkimit Europian si dhe me Kosovën.

“Ajo ç’ka po përgatitet nga Ministria është ringritja e hekurudhave dhe zhvillimi më tej në dy segmenetet e tjera Vorë- Rrogozhinë dhe Vorë –Hani Hotit. Projekti Rogozhinë Pogradec, si për lidhje me Greqin por edhe me Maqedonine e Veriut, ndërsa është në planet aktuale edhe lidhja hekurudhore me Kosovën”, u shpreh Xhafaj.

Xhafaj shpjegoi se përse nuk kanë funksionuar linjat hekurudhore deri më tani.

“Braktisja ka ardhur për arsye të kosotove ekonomnike dhe problematikave të ndryshme, nisur që nga rrjeti hekurudhor në vitet 90. Transporti i mallrave ka funksionuar dhe po funksion.

Projektligjet pas diskutimeve në komisione do të kalojnë për votim në seancë parlamentare.

Projektligji i parë është krijimi i autoritetit rregullator hekurudhor i cili garanton konkurencën elirë. Objektivi i këtij ligji është përcaktimi i rrrgullva për krijimin dhe funksiononim e autoritetit, pavarsia e tij në ushtrimin e funksioneve etj.

Projektligji për krijimin e autoritit garanton hapjen e tregut hekurodhor për të patur transport cilësor dhe me standard të lartë,

Projektligji i tretë eshtë ai i krijimit të autoritetit kombëtar të investigimit të aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore dhe detare. Objektivi është përmirsimi i sigurisë së lëvizjes hekurodhore dhe detare, duke kontribuar në parandalimin e aksidenteve në të dyja drejtimet.

Duke garantuar kushtet edhe për projektet madhore rajonale që janë në objektivat e qeverisë në mandatine tretë, si ajo me Malin e zi nëpërmjet aksit Vorë-Ani Hoti apo Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut nëpërmjet aksit hekurudhor Rrogozhinë –Pogradec.

Projektligji nr.4 është ai që parashikon ndarjen e hekurudhore ndërmjet shoqërisë SH.A reformimin e sistemit hekurodhur për përmisirsimin e operimin në këtë insfrastrukturë, duke ndarë atë të transportit të mallrave dhe transportit rrugor.

Ndarja e kësaj shoqërie me 4 shoqëri pritëse, konkretisht transport mallrash dhe pasagjerëve, infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.