Pse shkuan Tatimet tek Duka? Ibrahimaj: Ka një denoncim

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka prezantuar disa prej vendimeve të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së sotme.

Ajo nuk ka ndenjur pa u përgjigjur edhe për pyetjen lidhur me kontrollet e zhvilluara nga drejtoria tatimore drejt bizneseve të vëllezërve Duka në të njëjtin moment që presidenti i FSHF, Armand Duka ishte përfshirë në një përplasje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ibrahimaj u shpreh se diçka e tillë kishte qenë vetëm një rastësi dhe shtoi se administrate e tatimeve funksionon në bazë të procedurave prandaj ka bërë kontroll pa kaluar afati kohor i 7 ditëve prej momentit kur ishte bërë denoncimi.

“”Në fakt administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi, që ndodh pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor. Ka qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët dhe subjekte të tjera janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet me qëllim përmbushjes së objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”, tha Ibrahimaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.