Drenova: Bashkimi i tregut energjetik Shqipëri-Kosovë, nis transmetimin linja 400 kv

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova, tha sot se, me realizimin e këtij projekti po hyjmë në vitet më të rëndësishme të shekullit të fundit sa i përket projekteve energjetike.
“Ky projekt garanton bashkimin e plotë të dy tregjeve energjetike. Po hyjmë në 5-vjeçarin më të rëndësishëm të 100 viteve të fundit.

Prodhimi i energjisë nga dielli, era apo valët e detit janë sfidat e së ardhmes, sfida jonë është t’i kemi në sistemet tona të transmetimit. Në lidhje me objektivat tona do të doja të përmendja se do të aplikojmë tregun e balancimit, integrimin e burimeve të energjisë elektrike, zhvillimi i integruar i sistemit të transmetimit, krijimin e mundësive për KESH që të marrë pjesë”,- tha ai.

Një lajm të mirë e cilësoi përmes një statusi në Facebook, edhe vetë kryeministri Rama.
“Hedhim sot pas shumë përpjekjesh, një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.